Gossip

Ronda Rousey drejt altarit, ja kush është i fejuari

Ikona e arteve marciale mikse Ronda Rousey ka deklaruar sot se është fejuar me partnerin e saj Travis Browne, çift që bashkëjetonte prej gati dy vitesh. Rousey e ka konfirmuar lajmin përmes një interviste për televizionin TMZ, duke shtuar se së shpejti të dy do të shkojnë drejt altarit. “Do të martohemi dhe jemi të lumtur”, tha Rousey, 30 vjeçe, që pat deklaruar 18 muaj më parë lidhjen me Browne, 34 vjeç. Edhe i fejuari është një personazh i njohur i UFC-së, pasi ka qenë kandidat për titullin kampion në peshat e rënda.

I befasuar por i kënaqur nga ky vendim ka qenë edhe presidenti i UFC-së, Dana White, që ka thënë se mezi po pret të shohë Rousey me të bardha dhe në altar. Ronda ka thënë se ka qenë Travis ai që i ka propozuar për martesë pak ditë më parë, gjatë një udhëtimi që çifti ka bërë në Zelandën e Re. “Ishim në një ujvarë në Zelandën e Re dhe e ndjeva se ishim në vendin e duhur për të bërë propozimin”, tha Travis Browne.

Ronda Rousey është fejuar me partnerin e saj Travis Browne

Rousey nuk ka thënë se kur do të jetë data e dasmës dhe se nuk kërkon shumë komoditet. “Së shpejti. Nuk e kam idenë se si planifikohet një dasmë, pasi nuk kam shumë përvojë. Por nuk na duhen lule apo dekorime, por vetëm një vend ku të ketë pr të ngrënë dhe disa miq përreth”, tha Rousey. Ikona e UFC-së ka pësuar dy humbje në dy sfidat e fundit dhe ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, nëse do të rikthehet në kafaz.

Ronda Rousey është fejuar me partnerin e saj Travis Browne

Më shumë nga Gossip