Mix Bota

Ronda Rousey feston për titullin e Juves, në ring me fanellën bardhezi

Ronda Rousey ka dueluar në eventin e radhës të WWE-së, në Torino, por më shumë se sa rezultati i arritur në ring, ku fitoi ndaj rivaleve të saj Ember Moon dhe Natalya, ka spikatur dalja e saj para fansave me fanellën e Juventusit. Ish-ikona e arteve marciale mikse, prej një muaji ka kaluar në disiplinën e “world wrestling entertainment”, ku sot ka zhvilluar duelin e saj të dytë, duke e fituar atë.

Ajo u paraqit para duelit me fanellën e Juventusit të veshur, duke bërë që fansat bardhezinj që ishin në stadium ta brohorisnin kampionen e sporteve luftarake. Etapa e zhvilluar sot në Torino është pjesë e një turi disa ditor që WWE-ja do të zhvillojë në disa prej shteteve kryesore të Europës, në promovimin e këtij sporti.

Më shumë nga Mix Bota