Connect with us

Lifestyle

Rooney bën çmenduri në kazino, humb 600 mijë euro në 2 orë

 

Vazhdon koha e vështirë për Wayne Rooney. Pas humbjes së vendit të titullarit nën drejtimin e Jose Mourinhos, sulmuesi i Manchester United është bërë protagonist edhe jashtë fushës së blertë. Sipas gazetës britanike “The Sun”, dëshmitarët tregojnë se numri 10 i “djajve të kuq” është parë në kazino. Ndoshta nuk ka asgjë të keqe deri këtu, po të mos jetë për “rezultatin” përfundimtar.

Sulmuesi anglez, në fakt, ka humbur rreth 600 mijë euro në vetëm dy orë. Dëshmitarët i thanë tabloidit britanik se “Rooney ka ardhur në në mes të natës, mesjavën e kaluar, kur kazinoja nuk kishte shumë njerëz. Ai shkoi në zonën VIP dhe ka qenë atje deri në orën 02:00, duke luajtur në mënyrë të pamatur. Ndërsa ishte duke luajtur, ai piu birrë, por nuk u deh.

Më shumë nga Lifestyle