• Rooney nuk udhëton me United për në Francë

    Publikuar: 21 Feb 8:02

    Sulmuesi Wayne Rooney është lënë jashtë skuadrës së Manchester United, për ndeshjen e së mërkurës në Europa League kundër Saint-Etienne, e vlefshme 1/16-t e finaleve të Europa League. 31-vjeçari Rooney ka munguar në katër ndeshjet e fundit të United, si pasojë e një dëmtimi, që në fillim u tha se ishte i lehtë, por që tani e ka mbajtur edhe jashtë ndeshjes së radhës, teksa nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Francë, pavarësisht se prej katër ditësh stërvitet me ekipin.

    Jose Mourinho admits he cannot guarantee Wayne Rooney will stay at Manchester United

    Në skuadrën prej 20 vetash, ka pasur vend për Timothy Fosu-Mensah, por jo për mbrojtësit anësorë Luke Shaw dhe Matteo Darmian. Skuadra e Jose Mourinho ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë. Mesfushori Ander Herrera është i skualifikuar, ndërsa mbrojtësi Phil Jones mungon si pasojë e një tërheqje në kofshë. Pas ndeshjes kundër Saint-Etienne, Manchester United do të nisë përgatitjen për finalen e Kupës së Ligës Angleze kundër Southampton, të dielën në “Wembley”.


    Lexo postimet e tjera