Futboll

Rooney, ultimatum i të shoqes së tërbuar: “Lër futbollin, shpëto familjen!”

Janë kohë të vështira për Wayne Rooney. Fabula e tij e nisur këtë verë, me rikthimin romantic te Everton, vijoi me golin kundër Manchester City, tashmë është shndërruar në një makth. Gjithçka nisi me arrestimin e sulmuesit teksa drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur. Koeman, gati gati e përjashtoi. Trajneri ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e veteranit. Por, problemet për anglezin nuk janë vetëm në fushën e blertë. Ato më seriozet për tu përballur janë të izoluar brenda mureve të shtëpisë. Bashkëshortja e tij, Coleen, gruaja që i ka qëndruar gjithmonë pranë, ka ezauruar të gjithë durimin e saj.

Rooney, la moglie non ci sta: smetti con il calcio per salvare la famiglia

Sipas tabloideve britanikë, duket se ka mbërritur momentin i ultimatumit nga ana e zonjës, Rooney. Wayne duhet të lërë futbollin për të shpëtuar martesën. Sulmuesi, së shpejti do të bëhet baba për të katërtën herë. Mbase ka ardhur vërtetë momenti për të vënë kokën në vend. Historia mes Wayne Rooney dhe Coleen ka lindur në bankat e shkollës. Më pas martesa në vitin 2008, në Portofino, si kurorëzim dhe fillim i një aventure të re. Mbërrijnë tre meshkujt e shtëpisë: Kai, Klay dhe Kit. Ndërkohë, ndonjë tradhëti e vogël e futbollistit, gjithmonë e falur nga e shoqja. Si ajo e bujshmja e vitit 2010, kur ajo ishte shtatzënë, ndërsa ish-kapiteni i Anglisë gjendej me eskortë prej 1200 sterlina në natë.

Rooney e la moglie Coleen

Të dy rifillojnë gjithçka, asnjë skandal nuk ftoh raportin e tyre. Por, tashmë durimi ka arritur në kufi. Coleen është sërish shtatzënë, pak muaj më parë bekonte ardhjen e fëmijës së katërt me një postim në rrjetet sociale. Por momenti i bukur u ndërpre nga arrestimi për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, nga ana e Rooney. Por jo vetëm, në makinë me atë gjendej një femër, Laura Simpson, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes bënte plazh në Maiorca. E zjarrta Simpson, vetëm pak ditë më vonë ka pranuar pa asnjë ndrojtje për “Daily Star”: “Pati puthje dhe përkëdhelje!”.

My boys….deep in conversation 💙

A post shared by Coleen Rooney (@coleen_rooney) on

Gjithçka është pasuar me tabloidet që shfrenohen fare. Coleen është konstatuar në xhiro pa unazën e martesës. Ajo është shumë besimtare, vjen nga një familje fondamentaliste katolike, me fjalën “divorc” që e ka mbajtur gjithmonë larg saj dhe familjes së saj të re. Por, jo më tani. Ultimatumi për të shoqin ishte i nevojshëm: “Lëre futbollin dhe mendo për familjen dhe marrëdhënien tonë”. Mbase, një zgjidhje jo përfundimtare. Ditë të trazuara për Wayne Rooney, që duhet të shpëtojë njëherësh martesën dhe karrierën. Ndërkohë, më datë 18 shtator do të duhet të jetë përballë gjykatës së Stockport për tu mbrojtur.

Më shumë nga Futboll