Formula 1

Rosberg bën spiunin: Ja çfarë duhet të bëjë Ferrari për të mundur Mercedes

Nico Rosberg është piloti i vetëm që vitet e fundit ka arritur të mposhtë Leëis hamilton në garat e Formula 1 dhe për këtë gjë, piloti gjerman ndihet krenar. “Për mua është një nder të fitoja titullin duke mundur Lewis. Edhe Vettel i kishte mundësitë këtë vit, por Ferrari dhe vetë Sebastian bënë shumë gabime”, thotë Rosberg.

Këtë vit kanë qenë 4-5 episode ku Ferrari dhe pilotët e saj kanë bërë gabime, duke i dhënë mundësi Hamilton dhe Mercedes të fitojnë dhe të krijojnë këtë avantazh të madh. Unë i jap një këshillë “kokëkuqes”, se nëse dëshiron të fitojë titullin, të mundin Mercedes dhe Hamilton, duhet të jenë të përkryer në çdo garë”, u shpreh Rosberg.

Në sportin tonë gabimet kushtojnë shumë dhe kjo gjë dihet, pasi gabimi jot shoqërohet me fitoren e kundërshtarit. Pra të kushton dyfish. Ferrari këtë vit kishte makinën e duhur për t’ia dalë mbanë, por nuk arriti. Kjo e bën Mercedes makinën më të fortë prej 5 vitesh. Unë shpresoj që Vettel këto gabime t’i shërbejnë për të ardhmen”, tha Rosberg.

Më shumë nga Formula 1