Formula 1

Rosberg “thumbon” Hamilton: Ai shtiret si tifoz, por nuk ka lidhje me futbollin

Gjatë gjithë fundjavës së fundit në Silverstone, Lewis Hamilton është prezantuar si një tifoz i madh i kombëtares angleze.

Gjatë konferencës për shtyp të enjten ai ka lajmëruar se do të udhëtonte në finalen e madhe të Kupës së Botës më 15 korrik.

Të shtunën, gjatë çerekfinales së Tre Luanëve, ai ka shëtitur me fanellën e Anglisë në bokse.

Por ish-rivali i tij, tashmë ekspert te RTL, Nico Rosberg e njeh mirë dhe mendon se ai e ka ekzagjeruar.

Nico Rosberg im Fahrerlager von Silverstone. Der Weltmeister von 2016 ist als Experte für RTL und das britische Sky im Einsatz

Kampioni për Bild: “Lewis në fakt nuk është fare tifoz futbolli. Kjo është e gjitha për “show”. Ai është fokusuar te Formula 1, dhe asgjë tjetër.”

Nuk është koment pa vend, duke parë se Hamilton nuk është treguar aq futboll-dashës një garë më parë në Rennes. Gjithsesi, Rosberg mendon se Hamilton është favorit për titullin kampion.

“Mendoj se ai do ta fitojë. Mercedes është një skuadër shumë e fortë.”

Më shumë nga Formula 1