Moto GP

Rossi akuza Dovizioso: Parakalim i gabuar, u detyrova të dilja jashtë piste

Valentino Rossi ishte në duel për të fituar garën e zhvilluar në Assen ditën e diel, por tri xhiro nga fundi, kur ndodhej në vendin e dytë, në kthesën e parë përfundoi jashtë piste dhe në fund u klalsifikua në vendin e pestë. Piloti italian ka rrëfyer se ky gabim nuk erdhi për faj të tij por të Andrea Dovizioso, që sipas Rossit hyri keq në kthesë. “Ishte një duel i fortë, jo vetm mes meje dhe Andrea, por edhe mes Marquez e Vinales, ku të gjithë kryesinim me radhë. Pati shumë beteja në këtë garë”, tha Rossi.

9 herë kampioni i botës shprehet se parakalimi i Dovizioso ishte i gabuar, duke e detyruar të marrë gjerë kthesën e parë. “Ishte një parakalim agresiv, por për mendim tim ishte një parakalim i gabuar, aspak inteligjent, pasi u penalizuam të dy, duke përfunduar në vendet 5-6. Pa atë parakalim, mund të ishim ngjitur të dy në podium, ndaj humbëm një shans të mirë për marrë më shumë pikë. Megjithatë, gara në përgjithësi ishte e bukur dhe këto incidente janë pjesë e lojës”, u shpreh Rossi.

Më shumë nga Moto GP