Moto GP

Rossi: Botërori nuk ka favoritë, titulli vendoset me fotofinish

Një Botëror i Moto GP kaq i ekuilibruar nuk ishte verifikuar kurrë më parë, pasi në mesin e sezonit janë 4 pilotë të ndarë në 10 pikë mes tyre. Marc Marquez kryeson renditjen me 129 pikë, më pas vjen Maverick Vinales me 124, Andrea Doviziozo me 123 dhe i katërti është Valentino Rossi me 119. Një situatë që mund të sjellë një skenar të paparashikuar deri në fund. I këtij mendimi është “Doktor” Rossi, që thotë: “Mendoj se jemi të gjithë në kushtet kur mund ta fitojmë titullin, jemi të gjithë në të njëjtin nivel. Nuk ka asnjë favorit në këtë garë. Madje nuk do të lija pas as Dani Pedrosa, që nuk është shumë pas (103 pikë)”, tha piloti italian i Yamaha.

Nga nje gare e Moto GP

Sipas Valentino Rossit, piloti spanjoll i Hondës, Marquez, është i pari në renditje, pasi ka qenë më konstant gjatë Botërorit. “Nëse sot është i pari, do të thotë që ka arritur të limitojë në maksimum gabimet dhe ditët e këqija. ka humbur më pak pikë se të tjerët në kampionat dhe kjo është forca e tij”, u shpreh Rossi, që më tej shtoi: “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në garën e ardhshme, se kush do të fitojë (pista e Brno). Unë shpresoj të jem në krye të renditjes deri në garën e shtëpisë, në Misano dhe më pas do të shohim se si do të shkojë situata në garat jashtë Europës, ku jemi favoritë. Por dua të jemi kompetitivë në çdo pistë”, u shpreh Rossi.

Piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi

Më shumë nga Moto GP