Moto GP

Rossi: E trishtueshme ta shohësh garën e shtëpisë nga… shtëpia

Në pistën e Misano, në garën e radhës së Moto GP, mungoi sot piloti italian Valentino Rossi, që jeton vetëm pak kilometra larg kësaj piste, ku është rritur dhe ka mësuar të pilotojë. “Më vjen keq që nuk isha në atë garë, më e rëndësishmja për mua, pasi Misano është gara e shtëpisë”, u shpreh Rossi për mediat italiane pas garës. Piloti i Yamaha nuk garoi për shkak të një aksidenti dhe operacioni dy javë më parë, që mund ta mbajë larg pistës edhe në garën e radhës, në Aragon.

Piloti italian pesimist per rikuperimin

Çdo ditë që kalon ka përmirësime, këmba më dhemb më pak, por hapat që po bëj janë të vogla dhe kjo më bën pak pesimist për garën tjetër”, u shpreh më tej Rossi, që pavarësisht se mungoi në Misano tifozët e shumtë të pranishëm në garën e Çmimit të Madh të San Marinos e kanë përshëndetur, duke i dedikuar këngë të ndryshme. Rossi rrëfehet se në këtë garë duhej të bënte një dorëzim të veçantë: “Duhej t’i jepja kaskën time Francesco Totti, që ishte aty”, tha piloti italian.

Më shumë nga Moto GP