Moto GP

Rossi: Jemi pas rivalëve, duhet shumë punë në testet dimërore

E dinim që në Valencia do të vuanim shumë në garë, pasi që të premten kuptuam se ritmi ynë ishte shumë i avashtë krahasuar me rivalët tanë, ndaj vendi i katërt është një rezultat shumë pozitiv”, shprehet Valentino Rossi, që në pistën spanjolle bëri një garë në hije, aty ku Marc Marquez siguroi titullin e 4-t kampion bote në Moto GP. Por piloti italian nuk është shumë i shqetësuar për këtë rezultat se sa për të ardhmen, me Yamaha që është shumë larg pretendentëve të tjerë, çka e konfirmon një ikonë e motoçiklizmit.

Jemi të avashtë, sidomos në këtë fundsezon nuk ishim në gjendje të duelonim për fitore në asnjë garë. Ndaj duhet të punojmë fort në testet dimërore, për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjmë për të reduktuar këtë diferencë me rivalët. Më vjen keq që nuk treguam përgjatë gjithë sezonit të njëjtim ritëm, pasi e nisëm mirë këtë vit, por humbëm terren me kalimin e kohës”, tha Valentino Rossi. Këtë javë do të zhvillohen disa teste të para dimërore në Moto GP, po në pistën e Valencia.

Më shumë nga Moto GP