Connect with us

Moto GP

Rossi: Kjo Yamaha është e brishtë, duhet një ndryshim tjetër

I zhgënjyer nga paraqitjet e fundit, të kushtëzuara edhe nga problemet fizike që pati për aksidentit dy javë më parë në garat e motocross, piloti italian Valentino Rossi kërkon më shumë nga motori Yamaha. “Nuk po arrijmë të jemi kompetitivë ashtu siç shpresonim. Kemi nevojë për një ritëm tjetër në garën e ardhshme, në Holandë, për të shpresuar te fitorja”, tha Rossi, që ka humbur ndjeshëm terren në renditjen e përgjithshme të Moto GP.

Kemi probleme në kthesë dhe kjo ndikon te konsumi i gomës së pasme. Në disa momente duket të përkulemi shumë dhe kjo sjell degradimin e shpejtë të gomës”

Rossi duket se e ka gjetur problemin e motorit dhe kërkon nga inxhinierët që të gjejkë një zgjidhje për garën e radhës. “Kemi probleme në kthesë dhe kjo ndikon te konsumi i gomës së pasme. Në disa momente duket të përkulemi shumë dhe kjo sjell degradimin e shpejtë të gomës. Testet e kryera na dhanë disa ide ku mund të punojmë, ndërkohë që në pushimet e verës do të provojmë edhe telajon e re, që mund të na japë një avantazh më të madh”, u shpreh Valentino Rossi.

Valentino Rossi me Yamaha

Më shumë nga Moto GP