Moto GP

Rossi komenton dyshen Marquez-Lorenzo te Honda: Bashkëjetesë e vështirë

Kalimi i pilotit spanjoll Jorge Lorenzo nga Ducati te Honda sezonin e ardhshëm të Moto GP ka befasuar të gjithë, pasi kjo ka qenë një lëvizje e mbajtur sekret prej kohësh. I befasuar nga kjo lëvizje e Lorenzo ka mbetur edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Yamaha, Valentino Rossi. “Janë treguar të aftë për ta mbajtur sekret këtë lëvizje, do të jetë një rival i vështirë për të gjithë edhe për Marquez që do ta ketë shok skuadre”, tha Rossi.

Më tej, ikona e moto GP-së, tha: “Ka për të qenë një bashkëjetesë e vështirë, pasi janë dy kampionë bote, të dy duan të fitojnë, ndaj le të fitojë më i miri. Për mua, kjo ka qenë një zgjedhje kurajoze e Lorenzo, pasi ka shkuar në folenë e “ujkut Marquez”. Nuk e di se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen mes tyre”, deklaroi Valentino Rossi, që nuk ka marrëdhënie të mira me të dy pilotët spanjollë, si me Lorenzon ashtu dhe me Marquez.

Më shumë nga Moto GP