• Rossi: I lumtur që s’kam më Lorenzo në skuadër

    Publikuar: 7 Jan 4:53

    Valentino Rossi mund të marrë frymë lirshëm, pasi nuk do të ketë më në krah Jorge Lorenzo tek Yamaha, pas polemikave të vitit të fundit. Tashmë shoku i ri i skuadrës është një tjetër spanjoll, Maverick Vinales, një tjetër rival i rrezikshëm në sfidën ër titull. Por të paktën, marrëdhëniet mes Rossit dhe Vinales janë të mira, ndërkohë që mes italianit dhe Lorenzo kishte “plasur lufta”. Ndaj dhe Rossi, për herë të parë rrëfehet se largimi i Lorenzo nga Yamaha ishte një lajm i mirë për të.

    Rossi dhe Lorenzo polemika pas nje gare

    Kur mora vesh që Jorge do të largohej, thashë “shyqyr”. Pasi mes nesh marrëdhënia ishte e vështirë dhe, mbi të gjitha, ishte një shok skuadre dhe rival i fortë”, tha piloti italian. “Ndaj, kisha preferuar që të kisha në krah një shok skuadre tjetër, me të cilin mund të merrem vesh. Por edhe Vinales do të jetë një rival i fortë në sfidën për titull”, pranoi më tej Valentino Rossi, i cili konsiderohet edhe këtë vit si një pretendent për titull, bashkë me Vinales dhe Marc Marquez (Honda)


    Lexo postimet e tjera