Moto GP

Rossi mungon edhe në Aragon, Yamaha zgjedh një zëvendësues

Vetëm një mrekulli mund të bëjë të mundur pjesëmarrjen e pilotit italian Valentino Rossi në garën e radhës së Moto GP, që zhvillohet në pistën spanjolle të Aragon. Motori Yamaha, që në garën e zhvilluar dje në pistën e Misano nuk solli asnjë zëvendësues për italianin, ka bërë me dije sot se në garën e Aragon do të jetë holandezi Michael Van Der Mark ai që do të pilotojë motorin e Rossi. “Piloti po bën mjaft progres pas operacionit, por nuk besojmë se do të rikuperojë për garën e 24 shtatorit, në Aragon. Ne shpresojmë që Rossi të jetë në pistë në garën e Motegi (Japoni, më 15 tetor)”, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga Yamaha.

Duke se parashikimi i mjekëve që e operuan Rossin, se piloti italian do të qëndrojë pushim 30-40 ditë (u operua më 31 gusht), po bëhet realitet edhe pse kampioni i Moto GP shpresonte të rikthehej më 24 shtator, në pistën e Aragon. Duke parë këtë mungesë të gjatë, Yamaha vendosi që ta zëvendësojë Rossin për garën e radhës, duke i besuar motorin e tij 24-vjeçarit holandez Van Der Mark. “Vendosëm të afrojmë një pilot që punon dhe garon për Yamaha, duke i dhënë atij një mundësi të mirë edhe për t’u afrimuar në të ardhmen. Nuk është e lehtë të zëvendësosh një pilot si Valentino Rossi, por besojmë se Michael do të bëjë më të mirën në pistë”, tha Yamaha.

Më shumë nga Moto GP