Moto GP

Rossi: Ndihem 10 vjet më i ri, më mungon vetëm një motor i mirë

Valentino Rossi ka shijuar vendin e dytë në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë (pista e Sachsenring) në Moto GP, një rezultat pozitiv për pilotin italian të Yamaha, që e mban në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme. “Kjo është një pistë e vështirë, por arritëm të ngjiteshim në podium me të dy motorët dhe ky është një rezultat pozitiv për Yamaha. Nuk bëra asnjë gabim, ndaj e konsideroj një rezultat pozitiv edhe pse na mungon ende ritmi optimal për të garuar me Hondën”, tha Rossi.

Një tjetër podium për pilotin 39-vjeçar, që arrin të jetë kompetitiv me rivalët që janë 10-15 vjet më të rinj se ai në moshë. “Ky podium është i rëndësishëm, pasi e mbyllëm pjesën e parë të sezonit me një rezultat pozitiv, që na karikon për pjesën e mbetur të kampionatit. Tani nisin pushimet dhe shpresoj që motori të jetë më kompetitiv në gusht, kur të rikthehemi në pistë. Personalisht ndihem në formë, sikur të jem 29 vjeç dhe jo 39. Ky është sekreti im, që jam kompetitiv në garë”, tha Rossi.

Më shumë nga Moto GP