Moto GP

Rossi: Në Aragon një formalitet, nuk jemi në gjendje të fitojmë

Në prag të garës së Aragon, sfida e radhës e Botërorit të Moto GP, piloti italian Valentino Rossi shprehet se për të kjo garë është thjesht një detyrim, pasi e di shumë mirë se nuk ka asnjë shans të fitojë apo rivalizojë. “Kjo është një pistë e vështirë për ne, por do të bëjmë maksimumin për të arritur aty një rezultat të mirë”, tha Rossi.

Italiani kërkon të jetë me këmbë në tokë duke parë vështirësitë që ka motori Yamaha, ndaj nuk pretendon shumë nga transferta spanjolle. “Kemi kryer së fundi një test aty dhe do të shfrytëzojmë të gjitha të dhënat për të bërë një garë të mirë. Duam të duelojmë për vendet e para, ndaj do të jetë e rëndësishme ta nisim fundjavë mbarë nëse duam një vend në podium”, u shpreh Valentino Rossi.

Më shumë nga Moto GP