Moto GP

Rossi: Në Barcelonë për një tjetër podium, duhet vijueshmëri për titullin

Valentino Rossi shpreson të arrijë një tjertër rezultat të mirë këtë fundjavë në Botërorin e Moto GP, në garën që zhvillohet në Barcelonë, pas vendit të tretë që regjistroi 10 ditë më parë në Mugello. Por piloti italian është i vetëdijshëm se për të qenë kompetitiv dhe për të dueluar për titullin, duhet të bëjë një hap të madh përpara. “Unë shpresoj që në Barcelonë të jem edhe më i fortë se në Mugello. Potenciali i motorit tonë është më i madh krahasuar me dy javë më parë”, tha Rossi.

gara e radhë në Spanjë, në pistën e rivalëve të tij Marquez e Lorenzo, është e e rëndësishme për Valentino Rossin, që e njeh mirë pistën e Montemlo. Në këtë pistë pilotët zhvilluan disa teste një muaj më parë. “Në ato teste arritëm disa rezultate pozitive, sipërfaqja e pistës është më e mirë dhe asfalti i ri e ndihmon motorin Yamaha. Kemi ende disa pika të dobta, por duhet të jemi të përqendruar, të mos dorëzohemi dhe të përpiqemi që të marrim sa më shumë pikë”, u shpreh Valentino Rossi.

Më shumë nga Moto GP