Moto GP

Rossi, në Brno për të vendosur rekordin historik në Moto GP

Në garën e ardhshme të Botërorit të Moto GP, atë që zhvillohet ditën e diel në pistën e Brno, në Republikën Çeke, piloti italian Valentino Rossi ka mundësinë të shkruajë një tjetër faqe të historisë së këtij sporti. Ai mund të bëhet piloti i parë në histori që arrin kuotën e 6.000 pikëve. Kjo do të jetë hera e 23-të që Rossi garon në pistën e Brno, pistë e dashur për të, ku ka koleksionuar 11 podiume, 5 fitore dhe nuk ka dalë nga “top-10” që prej vitit 2002, kur nuk e përfundoi garën.

Deri më tani, Rossi ka grumbulluar 5.994 pikë dhe në rast se arrin të hyjë brenda 10 të parëve në garën që zhvillohet në pistën çeke (këtu ai garon që prej vitit 1996), ai do të kalojë kuotën e 6.000 pikëve në karrierë. Vështirë se ndonjë pilot tjetër do të arrijë këtom shifra, duke qenë se ai që është më afër tij, Dani Pedrosa (4.094 pikë) do të tërhiqet në fund të këtij sezoni, ndërsa i treti ndodhet Jorge Lorenzo me 3.869 pikë.

Më shumë nga Moto GP