Moto GP

Rossi: Me një motor kompetitiv, dueloj për titull

Valentino Rossi beson se është ende në gjendje të duelojë për titullin kampion në Moto GP, teksa prej disa sezonesh është në kërkim të titullit të 10-të në karrierën e tij. Një vit më parë, motor Yamaha e nisi mirë sezonin me pilotët e saj Maverick Vinales e Valentino Rossi, por motori japonez gradualisht humbi shkëlqimin e tij e po ashtu bënë edhe dy pilotët e saj. Në 7 apo 8 gara të sezonit të kaluar, Rossi tregoi se ishte i shpejtë dhe se mund të duelonte për fitore (fitoi vetëm një garë), por në pjesën e dytë të sezonit Yamaha nuk ishte më të gjendje të ruante ritmin e Ducati e Honda.

Piloti italian i Yamaha, Valentino Rossi

Piloti italian, ikona e Moto GP, shpreson që këtë vit situata të jetë ndryshe dhe ai të jetë në gjendje të duelojë për titull. Edhe për faktin se në fund të 2018-ës përfundon kontrata e Rossit me motorin Yamaha, që kërkon ta mbyllë me nder. “Unë pres një motor të shpejtë, kompetitiv në pistë dhe që të më japë mundësinë të duel për titull. Pjesën tjetër të punës e realizojë vetë, pasi kam përvojën e duhur për të menaxhuar situatat e ndryshme, presionin dhe të fitoj. Për sa i përket të ardhmes do të vendos më vonë, pasi të shoh se si do të nisë ky vit”, deklaroi për mediat Valentino Rossi.

Më shumë nga Moto GP