Moto GP

Rossi: Nuk e prisja vendin e dytë, tani maksimumin në garë

Valentino Rossi ka buzëeqeshur pas vendit të dytë që arriti sot në provat zyrtare të Çmimit të Madh të tajvanit, të zhvilluara në pistën e Buriram, ku ai ishte vetëm 11 të mijëtat më i avashtë se Marc Marquez. Kuy rezultat ka befasuar edhe vetë legjendën e Moto GP, që shpreson të bëjë një paraqitje të mirë edhe të dielën, në garë. “Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat, pasi vijmë nga një periudhë e vështirë”, tha Rossi.

Edhe në provat e lira u paraqitëm mirë, ndaj prisnim të ishim më të shpejtë se në Europë. Punuam fort dhe bëmë një hap të madh përpara. Nuk do ta besoja nëse do të më thoshin më parë që do ta renditesha i dyti. Unë shpresoj vetëm që ky progres që është bërë të mos ndalet këtu, por të vazhdojë edhe në garat e tjera. Unë e kam thënë se kemi probleme në shumë fusha, ndaj duhet punë nga fabrika”, rha Rossi.

Gara nesër? “Bëmë disa modifikime që na dhanë dorë në provat zyrtare dhe jemi në vijën e parë të startit. Motori përshtatet mirë me gomat e forta, ndaj shpresojmë që në garë të duelojmë për podiumin, pasi do të ketë shumë rivalitet. Komsumi i gomave do të jetë vendimtar dhe ai që do t’i ketë më pak të konsumuara mund të sulmojë deri në fund”, u shpreh Valentino Rossi, i treti në renditjen e përgjithshme të Moto GP.

Më shumë nga Moto GP