Moto GP

Rossi: Për titullin duhet të fitoj gara, por ky motor nuk të motivon

Valentino Rossi ka ulur përfundimisht armët, duke u dorëzuar nga beteja për titullin kampion këtë sezon në Moto GP.Piloti italian, një ikonë e garave të motoçiklizmit është në formë edhe pse 39 vjeç, por ai që e pengon të duelojë për titull është motori Yamaha, që nuk është në gjendje të rivalizojë me Honda e Ducati. “Nëse duhet të fitosh titullin kampion duhet të fitosh garat, ose të paktën të duelosh për t’i fituar ato. Por kjo gjë nuk po ndodh prej muajsh me motorin Yamaha dhe kjo është dëshpëruese. Unë nuk mund të bëj asgjë i vetëm”, tha Rossi.

Italiani zhënjeu edhe në garën e shtëpisë, një javë më parë, duke u renditur i shtati para fansave të shumtë që kishin pushtuar pistën e Misano. “Nuk ndihem i motivuar sa duhet për të dueluar për titull edhe pse fansat e shumtë që më ndjekin kudo në botë, në çdo garë janë një shtysë. Por nuk dua t’i zhgënjej sërish ata. Dua të dueloj për fitore dhe kjo më motivon, gjë që për momentin më mungon”, tha Valentino Rossi, që nuk fiton prej 22 garash. Italiani ndodhet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të Moto GP, me 151 pikë, 70 pikë pas Marquez.

Më shumë nga Moto GP