Moto GP

Rossi thumbon Marquez: E vërshëllyen, pasi është i pabesë

Valentino Rossi mori një vend të tretë në garën e shtëpisë, në pistën e Mugello, por nëse një kampion dhe ikonë si ai në Spanjë respektohet e vlerësohet, nuk ndodh e njëjta gjë me Marc Marquez kur ky i fundit garon në Itali. Vërshëllimat në adresë të pilotit spanjoll kanë qenë të shumta gjatë gjithë ditëve të garës, incident të cilën Rossi e komenton kështu: “Në Itali ndodh gjithnjë kështu me pilotët që janë të pabesë”, tha Rossi.

Stili i Marquez është ai i sulmit, por këtë herë nuk pati fat, pasi nuk ia lejonte këtë gjë goma që kishte montuar në motor. Edhe unë kisha të njëjtën gomë si ai, prita deri në fund dhe më pas sulmova, duke kapur podiumin. Këtu ndihmon edhe përvoja, jo vetëm euforia. Marquez e pagoi shtrenjtë gabimin dhe u rrëzua, duke marrë me vete edhe vërshëllimat e tifozëve. Në sport duhet të pranosh gjithçka”, tha Rossi.

Më shumë nga Moto GP