Moto GP

Rossi ul euforinë: Gjermania garë e vështirë për Yamaha

Valentino Rossi dhe Yamaha po përgatiten për garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP, gara e fundit para pushimit veror, me synimin për të përsëritur paraqitjen e mirë që motori japonez bëri dy javë më parë në Holandë. “Gara e Assen ishte e jashtëzakonshme dhe mund të kisha marrë një rezultat edhe më të mirë nëse nuk do të kishte ndodhur ai problem me Dovizioso, që na nxori të dyve jashtë piste. Shpresoj që atë paraqitje të mirë të bëjme edhe në pistën e Sachsenring edhe pse e dimë se do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Rossi.

Do të bëjmë gjithçka është e mundur për të qenë mes më të mirëve. Vjet këtu nuk patëm një fundjavë të mirë, ndaj do të shohim se si do të përshtatet motori ynë me pistën dhe të punojmë që nga dita e premte për të patur një balancë optimale. Por kam besim se do të arrijmë të jemi kompetitivë. Kjo është gara e fundit para pushimeve verore, ndaj është e rëndësishme që të dalim mirë, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit”, tha Rossi.

Më shumë nga Moto GP