Moto GP

Rossi vendos rekordin e 6000 pikëve: Sukses i vogël, doja fitoren në Brno

Vendi i katërt në garën e zhvilluar në pistën e Brno ishte maksimumi për pilotin italian të Yamaha, Valentino Rossi, që qëndron i dyti në renditjen e përgjithshme të Botërorit të Moto GP, por nga ana tjetër konfirmoi se motori japonez nuk ka forcën për të dueluar si me Ducatin ashtu dhe me Hondën. “Nuk jemi konstant gjatë gjithë garës dhe me kalimin e kohës humbasim shpejtësi. Problem me gomën mbetet problem ynë kryesor, ndaj dhe kjo mbetet keqardhja më e madhe në këtë sezon”, u shpreh Rossi.

Në këtë garë, piloti italian vendosi rekordin e kapjes së kuotës së 6000 pikëve në karrierën e tij, duke regjistruar shifrën e 6007 pikëve, si askush tjetër në këtë sport. “Kjo mbetet një fitore në aspektin personal dhe jam i kënaqur për këtë rezultat, por që s’mjafton për të fituar titullin. Shpresoj që në garat e ardhshme situata të jetë edhe më e mirë për Yamaha, që goma të rezistojë deri në fund dhe të korrim fitoren e parë sezonale. Do të ishet diçka fantastike”, deklaroi Rossi.

Më shumë nga Moto GP