MMA

Rousey: E lumtur nga humbjet, më çelën rrugën për në WWE

Kjo botë është shumë e çuditshme. Kështu mendon Ronda Rousey, e cila u largua nga sporti i saj i dashur i arteve marciale mikse me dy humbje, duke humbur si titullin (ndaj Holly Holm) ashtu dhe mundësinë për ta rifituar atë (ndaj Amanda Nunes). Por për Rousey, ikonën e UFC-së, sportistja që e ngriti këtë sport luftarak në nivele të panjohura më parë, tashmë ka nisur një karrierë e re, po kaq e lavdishme në WWE (World Wrestling Entertainment). Ndaj dhe Rousey u ka thënë sot “faleminderit” dy sportisteve që e kanë mundur në kafaz, pas debutimit fantastik në ringun e WWE-së.

Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do ta thoja këtë gjë, por sot jam shumë e lumtur që i kam humbur ato dy ndeshje. Kjo është e çuditshme, por mendoj se gjërat ndodhin për një arsye. Nuk e kisha menduar kurrë se do të siah e lumtur që kam humbur, pasi e pashë botën ndryshe dhe tashmë kam një arsye për ta parë me më pozitivitet të ardhmen. Çdo mundësi e humbur është shans i mirë për të tentuar me sukses një mundësi tjetër. Tani e besoj këtë gjë”, u shpreh në një koment Ronda Rousey pas debutimit me fitore në WWE, ku prej ditës së diel ka nisur karrierën e saj të re.

Më shumë nga MMA