Mix Bota

Rousey ndryshon partner, në ring së bashku me legjendarin “The Rock”

Ronda Rousey ka realizuar një nga debutimet më të suksesshme të historisë së WWE-së (world wrestling entertaiment), kur së bashku me partnerin e saj Kurt Angle mposhti në eventin e “Wrestlemania 34” dyshen Stephanie McMahon dhe Triple H në Nju Orlins. Por duket se Angle duket se nuk përmbush kriteret e Rousey, nuk është një sportist i nivelit dhe famës së Rousey ndaj ish-kampionia e botës në artet marciale mikse po mendon për një partner të ri në ring.  Dhe orët e fundit përflitet për një dyshe mes Ronda Rousey dhe një legjende të WWE-se si Dwayne “The Rock” Johnson.

Kjo nuk është hera e parë që dy sportistët e famshëm të sporteve luftarake kanë qenë së bashku në ring, pasi ata kanë qenë së bashku edhe në një event “show” disa vite më parë. Një dyshe që do të sillte mjaft sukses, pasi bëhet fjalë për dy ikona të sportit dhe televizionit, që kanë miliona fansa në Amerikë dhe mbarë botën. Duket se edhe vetë WWE-ja është e interesuar për t’i dhënë Rousey një partner të denjë, për të rritur spektaklin në ring dhe shtuar fansat e të ardhurat nga shitja e së drejtës televizive. Ndaj po mendon t’i sjellë Rousey një ikonë të këtij sporti si “The Rock”.

Më shumë nga Mix Bota