Europa League

Rrahmani: I kisha paralajmëruar skuadrën dhe shokët

Amir Rrahmani është rikthyer në “Elbasan Arena” për të luajtur si lojtar i Dinamos së Zagrebit. Në këtë impiant sportiv kishte provuar të luante me fanellën e kuqe të Partizanit dhe atë kuq e zi të Shqipërisë. Nëse në ndeshjen e parë të “play-off”-it me Skënderbeun nuk u aktivizua fare, në kthim, mbrëmë, ai ishte titullar i gjigantëve kroatë. Në një dyluftim të përhershëm me Soue, qendërmbrojtësi kosovar ka qenë edhe nën presion të publikut, për faktin se luftonte kundër një skuadre shqiptare. Mbas ndeshjes dhe kualifikimit të kuqebardhëve korçarë, Rrahmani do të jepte përshtypjet e tij: “I kisha paralajmëruar skuadrën dhe shokët. Tani ata kanë përvojë dhe e dija se do të ishte shumë e vështirë. Nuk arritëm të shënoim gol, por ky është futbolli. Tani na duhet që të punojmë sa më shumë dhe të fokusohemi në kampionat. Do të na duhet pak kohë që të rikthemi siç kemi qenë. Në fillim e kam pasur të vështirë te Dinamo, por do t’ia dalim. Ishte e vështirë sonte në Elbasan, sepse i kisha të gjithë kundër”.

 

 

 

Më shumë nga Europa League