Gossip

Rrëfehet bashkëshorti: Serena rrezikoi të vdiste pasi lindi vajzën

Alexis Ohanian, bashkëshorti i tenistes amerikane Serena Williams, ka rrëfyer se finalistja e grand slemit të Wimbledon pak ditë më parë, ka qenë në rrezik për jetën pak ditë pasi ka sjellë në jetë vajzën e tyre Olympia. Tenistja 36-vjeçare ka deklaruar disa herë se lindja e vajzës nuk ka qenë aspak e lehtë për të, duke treguar edhe se ka kryer 4 operacione, por Ohanian ka befasuar me deklaratën e tij kur ka thënë se Serena rrezikoi jetën.

Pak ditë pas lindjes së vajzës sonë, kam puthur Serenën para se të hynte në operacion. Asnjëri nga ne nuk e dinte nëse ajo do të rikthehej e gjallë nga ajo sallë operacioni apo jo. Donim vetëm që ajo të mbijetonte nga ai operacion. Tani është mirë, madje arriti të shkojë deri në finalen e Wimbledon 10 muaj pas lindjes së vajzës dhe atij operacioni të frikshëm. Ndaj e admiroj çdo ditë dhe e mbështes në çdo vendim”, u shpreh Alexis Ohanian, themelues i kompanisë Reddit.

Më shumë nga Gossip