Futboll

Rrëfehet Griezman: Dua të luaj në Premier League

E ardhmja e sulmuesit francez Antoine Griezmann, që luan në Spanjë me skuadrën e Atletico Madrid, duket se do të jetë kampionati i Premier League. Sipas mediave britanike, ai i ka rrëfyer patriotit të tij Paul Pogba se në merkaton e verës do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shkuar në Angli. Dhe natyrisht që skuadra ku Griezmann dëshiron të luajë është ajo e Manchester United, ku ndodhet edhe Pogba, që mbërriti aty verën e kaluar.

Griezmann dhe Pogba me fanellen e kombetares franceze

Duket se sulmuesi francez dëshiron të mos luajë më në La Liga dhe po kërkon një aventurë të re. Edhe trajneri Jose Mourinho kërkon t’ia plotësojë dëshirën, duke e vendosur Griezman në krye të listës së blerjeve që ka për sezonin e ardhshëm. Çmimi i tij është i lartë, gati 100 milionë euro, por kjo shumë duket se nuk e tremb shumë skuadrën britanike, që është gati të bëjë çmenduri për të marrë sulmuesin 25-vjeçar, duke investuar për të ardhmen.

Më shumë nga Futboll