Connect with us

Tenis

Rrëfehet Murray: Është e vështirë të mbrosh kreun

Tenisti britanik Andy Murray nuk po arrin të tregojë të njëjtën nivel si një vit më parë, kur fitonte dhe dilte për herë të parë në krye të renditjes botërore. Prej muajsh paraqitja e numrit 1 është e dobët, lojë me hope dhe një nivel mesatar, duke mos arritur të suksesi. Gjithsesi, britaniku po arrin të qëndrojë në krye të renditjes, por ndoshta jo për shumë kohë. “Nuk besoj se fakti që jam numri 1 ka ndikuar për keq te loja imë. Por, njëkohësisht, është e vështirë që të qëndrosh në majë dhe të mbrosh kreun. Vjet pata një sezon fantastik, duke fituar thuajse kudo”, tha Murray për mediat, pas eliminimin nga turneu Masters i Romës që në raundin e dytë.

Tenisti britanik Andy Murray

Murray përpiqet të shpjegojë se përse ndodhi kjo rënie e menjëhershme e rezultateve, duke u justifikuar te lodhja dhe aktivitetet e shpeshta në fushë. “Ndoshta jam pak i lodhur. Por do të jem gati për Roland Garros. Kam 10 ditë kohë për t’u stërvitur dhe përgatitur dhe do të jem një nga kandidatët për ta fituar këtë turne”, tha Murray, që do të qëndrojë në Spanjë ditët në vijim, ku do të përgatitet për grand slemin parizien. “Unë do të përpiqem të jap më të mirën, duke vijuar përgatitjen në fushat me dhè. Do të jetë një periudhë vendimtare, pasi dua të bëj një paraqitje të mirë në Paris. Do ta shfrytëzoj këtë periudhë për të arritur në formën optimale dhe lënë mënjanë çdo problem fizik”, tha Murray.

[interaction id=”581df4ce2aaef130597d41e2″]

Më shumë nga Tenis