Futboll

Rrëfehet njeriu që zbuloi talentin “jonormal” Lionel Messi

Skauti që njihet botërisht për zbulimin e Lionel Messi-t ka pranuar aftësinë jonormale të djaloshit që ishte destinuar për madhështi.

Teksa disa lojtarë zhvillohen ngadalë dhe arrijnë gradualisht nivelet e larta, Messi ishte shumë i avancuar për vitet e tij kur Carles Rexach e pa për të parën herë.

Messi u nis për në Barcelonë në mënyrë që klubi katalanas ta shikonte në fushë, dhe ish-skauti ka pranuar se ai e dinte menjëherë se aftësitë e tij ishin diçka që nuk ishin parë ndonjëherë.

Even from a young age and despite his diminutive frame, it was obvious Messi was special

Carles 'Charly' Rexach knew he had to sign Messi for the club at all costs

“Shkova aty rreth orës 5 dhe po shihja pa shumë vëmendje pasi futbolli është një ndeshje ekipi. Por ai djalosh luante i vetëm, ai mori topin dribloi lojtarët e tjerë dhe shënoi një gol,” rikujton Rexach për The Sun.

“Ai kishte aftësi jonormale. Të gjitha instinktive. Ai kishte lindur për të luajtur futboll.

“Dhe kur u riktheva në pakninë thashë se duhet ta merrnim pasi ishte nga një galaksi tjetër.”

Chelsea are tasked with keeping Messi quiet on Wednesday in the Champions League

Që nga ai moment ai do të bënte blerjen më të rëndësishme të historisë së Barcelona-s, duke detyruar babanë e tij të nënshkruante mbi një pecetë.

“I dhashë fjalën babait të tij se do të merrja me vete të birin e tij.

“Por kishim me vete vetëm një pecetë. Kështu që unë shkrova, si drejtori teknik i Barcelona-s, se kisha vendosur të nënshkruaja me Leo Messi-n.”

Çfarë ndodhi më pas dihet tashmë.

The now famous napkin which committed Barcelona to the signing of the young Messi

Më shumë nga Futboll