Merkato

Rrëfehet Paratici: Ideja e çmendur lindi pas asaj nate

“Ideja e çmendur lindi pas ndeshjes së parë që kemi luajtur në Stadium, kur ka marrë atë ngritje në këmbë për golin me roveshiatë”. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventus, ka rrëfyer për “Sky Sport” prapaskenat e operacionit Ronaldo.

“Kemi folur me menaxherin e tij, na ka thënë se Cristiano ka mbetur i befasuar nga kjo vëmendje dhe se një ditë do të donte të luante tek Juventus, por ka patur shumë ëndrra në të kaluarën që nuk janë realizuar”, ka thënë drejtuesi bardhezi.

“Por kur jemi takuar për Cancelo-n, më ka shpjeguar situatën, kemi marrë mesazhin dhe kam folur për këtë me presidentin Agnelli, sepse duhet menduar për bilancin. Ai është menduar për disa orë dhe më pas më ka thënë: ‘Vazhdo, shiko nëse ekziston kjo mundësi’. Dhe mundësia ishte konkrete”.

Në atë pikë, pjesa më e madhe ishte kryer: “Ishte një rast unik, flasim për lojtarin më të fortë në botë, më vendimtar, dhe kur negociatat zhvillohen mes dy institucioneve si Real Madrid dhe Juventus, në bashkëpunim me dëshirën e lojtarit dhe profesionalizmin e madh të menaxherëve të tij, gjithçka bëhet më e lehtë”.

Më shumë nga Merkato