Mix

Rrëfehet Ryan Lochte: Pas gënjeshtrës në Rio mendova vetvrasjen

Notari amerikan Ryan Lochte, fitues i 12 medaljeve olimpike në karrierën e tij, ka rrëfyer sot në një emision televiziv se pas gabimit që bëri verën e kaluar, në “Rio 2016”, që u kthye në një skandal me përmasa ndërkombëtare, mendoi të vriste veten. Notari, bashkë me shokët e skuadrës Gunnar Bentz, Jack Conger dhe James Feigen, deklaruan në polici se janë  sulmuar evjedhur nga sulmi i një grupi të rinjsh. Gënjeshtër që erdhi pas një nate të kaluar jashtë Fshatit Olimpik më 14 gusht, por më pas pamjet filmike treguan të kundërtën.

Notari amerikan Ryan Lochte, fitues i 12 medaljeve olimpike

Pas Olimpiadës së Rios kam qenë ndoshta personi më i urryer në botë. Ka patur momente që isha duke qarë dhe mendoja “nëse do të shkoj në shtrat, ndoshta nuk zgjohem nesër në mëngjes”, tha Lochte, që konfirmoi se kjo nënkuptonte një vetvrasje pas asaj që ndodhi në Olimpiadën braziliane. Ai u pezullua për këtë mashtrim dhe është në pushim të detyruar, por ka marrë pjesë në një kompeticion, duke garuar jashtë gare. Ai shpreson të jetë pjesë e ekipit olimpik amerikan në Olimpiadën e “Tokio 2020”.

Më shumë nga Mix