Mix

Rrëfehet Tiger Woods: Kam kërkuar ndihmë për të dalë nga depresioni

Golfisti amerikan Tiger Woods ka kërkuar sot “ndihmë profesionale” për të dalë nga depresioni i shkaktuar nga përdorimi i ilaçeve, që ka nisur të marrë pas arrestimit më 29 maj. Ka qenë vetë kampioni amerikan i golfit ai që ka kërkuar ndihmë përmes postimit në faqen e tij zyrtare “Twitter”. Më 29 maj ai u arrestua nga policia e Floridës, që e gjeti të përgjumur në makinën e tij, që ishte parkuar anash rrugës, por e ndezur. Woods përfundoi disa orë në qeli, por testet anti-alkool treguan se ai nuk kishte pirë, por se ilaçet që përdorte kishin bërë një reaksion të çuditshëm.

Tiger Woods kur ishte ne burg

Aktualisht po marr një ndihmë profesionale, për të menaxhuar sa më mirë situatën nga përdorimi i ilaçeve që marr për pagjumësinë dhe dhimbjet në shpinë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe që më kuptojnë, në veçati tifozët dhe kolegët e mi të golfit”, u shpreh sot Tiger Woods në rrjetet sociale. Ishte një ilaç i quajtur “xanax” (që merret për ankthin) që kishte bërë reaksion në bashkëveprim me ilaçet e tjera antidhimbje. Sezoni 2017 për Woods mund të konsiderohet i përfunduar, një sportist që nuk luan në një ndeshje zyrtare prej më shumë se një viti.

Woods shtrohet ne nje qender rehabilitimi

Më shumë nga Mix