Atletikë

Rrëfehet Usain Bolt: Ja si u bëra tifoz i Manchester United

Usain Bolt është një fans i çmendur i ekipit të Manchester United, me të cilën ai ëndërron të luajë të paktën një herë. Pak ditë më parë, ai pati shansin të zbriste në fushë në ndeshjen e legjendave që “djajtë e kuq” zhvilluan me Barcelonën, por dëmtimi i pësuar në Botërorin e atletikës nuk e lejonte të zbriste në fushë. Atleti xhamajkan, tashmë 30 vjeç, ishte fundjavën e kaluar në stadium për të parë nga afër skuadrën e tij, në fitoren 2-0 që arriti ndaj Leicester. Në një deklaratë të lëshuar sot për mediat, Bolt ka rrëfyer se si u bë tifoz i “djajve të kuq”.

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt

Rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra ka pranuar se ka qenë holandezi Van Nistelrooy, që realizoi 150 gola në 219 ndeshje me Manchesterin e drejtuar nga Sir.Alex Ferguson, ai që e bëri të dashurohet me këtë skuadër. “Ruud ishte një nga ata që më bëri të ndjek ekipin e Unites. U dashurova thjesht duke e parë atë duke luajtur, Një lojtar i atij niveli, që luan për United, ishte fantastike”, tha Bolt. “Për mua ai ishte më i miri dhe prej tij nisa ta shoh gjithnjë e më shumë Manchester United. Më pas, pashë lojtarë të tjerë të mëdhenj që luanin për këtë ekip, që triumfonte gjithnjë, duke arritur rezultate të shkëlqyera vit pas viti”, u shpreh Bolt.

Holandezi Van Nistelrooy

Më shumë nga Atletikë