Futboll

Rrëfimi i Adebayor: “Dashuroj Mourinhon, urrej Arsenal prej Wenger!”

Emmanuel Adebayor, aktualisht futbollist i Istanbul Basaksehir, është rrëfyer në një intervistë për një kanal turk. Ish-sulmuesi i Real Madrid ishte i sinqertë dhe pranoi se urren Arsenal për shkak të Wenger, ndërsa do të dashurojë gjithmonë Mourinhon, trajnerin që e mori në “Santiago Bernabéu”. “Mourinho është një nga trajnerët që kam dashur dhe do të dua gjithmonë, ai është një prej teknikëve më të ndershëm që kam patur ndonjëherë në karrierë, shumica e tyre janë falso”, deklaroi Adebayor.

Rezultate imazhesh për adebayor wenger mourinho

“E urrej Arsenal për shkak të Wenger, ai gënjeu dhe tha se shkova për para. Ai më tha të largohem, sepse nuk besonte më tek unë, dhe se nëse do të qëndroja, atëherë nuk do të kisha luajtur. Unë doja të qëndroja, por kisha vetëm opsionin që të transferohesha te Manchester City. Ai doli në konferencë për mediat dhe gënjeu, tha se unë u largova për para, dhe që nga ajo ditë më bëri ta urrej Arsenal, por jo për tifozët që vazhdojnë të thërrasin në kor emrin tim. Kur shoh Arsenalin, në njërën anë dua që të fitoj, por në anën tjetër jo nën drejtimin e Arsene”, vijoi ish-sulmuesi i Arsenal.

Rezultate imazhesh për adebayor wenger mourinho

Dy përshtypje ekstremisht të kundërta për dy prej ish-trajnerëve të tij që i shënuan karrierën futbollistike, të cilët Adebayor vijon t’i krahasojë: “Mourinho dëshiron të fitojë tituj me çdo kusht, do të bënte gjithçka për të fituar, madje edhe nëse duhet të parkojë autobusin, trenin apo aeroplanin. Ai punon 24 orë në ditë për të fituar një ndeshje, ndërsa Wenger preferon vetëm të marrë fëmijë dhe t’i rrisë, ngjason me një mësues”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll