Bundesliga

Rrëfimi i Hummels: “Isha pranë transferimit te Manchester United”

Pikë referimi për mbrojtjen e Bayern Munich dhe të përfaqësueses së Gjermanisë, Mats Hummels mësohet se ka qenë shumë pranë transferimit në Premier League, dhe më saktësisht te skuadra e Manchester United.

Ish-qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, në një intervistë për ‘Bild’ ka zbuluar prapaskenën. “Mendova të shkoja te Manchester United në 2015. Kishte të tjera mundësi në vitin 2016, ndaj nuk është korrekte të thuash se nuk e kam menduar kurrë. Porn ë të vërtetë nuk kisha nevojë të transferohesha jashtë Gjermanisë”, deklaori Hummels.

Më shumë nga Bundesliga