Futboll

Rrëfimi i Lovren trondit Liverpool: “Kam luajtur mes dhimbjesh, ndeshjet me Kroacinë më shkatërruan!”

Dejan Lovren ka rrëfyer se është rikthyer nga Kupa e Botës duke vuajtur një dhimbje të tmerrshme të stomakut. Një fakt ky që ka mërzitur shumë klubin e tij, Liverpool, për shkak të paaftësisë për t’u stërvitur dhe bërë pjesë e përgatitjeve për këtë fillim sezoni në Premier League. Lovren ka kaluar një verë shumë intensive pasi ka luajtur futboll të vazhdueshëm, për shkak të ecurisë pozitive të përfaqësueses së Kroacisë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rusi, aty ku dalmatët diskutuan trofeun e Kupës së Botës në finalen e madhe përballë Francës.

Duke rrezikuar trupin e tij, me shpresën për të fituar çmimin më të madh në futboll, Lovren ka pësuar një dëmtim të rëndë të muskujve të stomakut. Një problem ky që sikurse rrëfen vetë kroati, ja bëri shuëm të vështirë të luante në ndeshjet e botërorit. “Nuk mund të stërvitem aspak, për shkak të problemeve me muskujt e stomakut. Po përjetoj shumë dhimbje dhe do të konsultohem me një specialist në Holandë. Kur filloi ky problem? E ndjeva gjatë Kupës së Botës”, rrëfeu Lovren.

“Kam luajtur me dhimbje dhe ato tre ndeshje më shkatërruan fare. Por kush nuk do të luante për Kroacinë në një kompeticion aq madhor! Pas përfundimit të Kupës së Botës, dhimbja u përkeqësua. Madje as nuk mund të ulem në makinë pa ndjerë dhimbje dhe kur dal nga makina më dhemb si dreqi. Shtrëngoja dhëmbët për të luajtur me Kroacinë, por tani po paguaj çmimin. Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për atë që ne arritëm në Rusi”, deklaroi Lovren për median kroate “Sportske Novosti”.

Më shumë nga Futboll