NBA

Rrëfimi: Ja si e binda LeBron James të vijë te Lakers

Takimin me LeBron James e kishim lënë në orën 21:01, por vajta më herët, një orë më shpejt. Ky ishte takimi im më i rëndësishëm si drejtues i Lakers dhe nuk doja të dështoja, pasi kisha muaj që përgatitesha për këtë takim me LeBron James”, rrëfen për mediat Magic Johnson, një legjendë e NBA dhe e Lakers, tashmë në postin e drejtorit sportiv të ekipit kalifornian. Takimi është zhvilluar në zonën e Brentwood, në Los Anxhelos, pak metra larg shtëpisë që “King James” ka në këtë qytet. “Kam qendruar në makinë deri sa erdhi ora dhe më pas i tregova për gjithçka që donte të dinte”, thotë Johnson.

Që në momentin që hyra në derën e shtëpisë së LeBron pati një sintoni mes nesh. Jemi të ngjashëm, pasi jemi rritur në varfëri, të dyve na pëlqen të fitojmë dhe kemi treguar një basketboll në nivele të jashtëzakonshëm. LeBron është një nga basketbollistët më inteligjentë që kam takuar, si Kobe, Michael Jordan apo Larry Bird. Ai i njihte skuadrën e Lakers, madje më mirë se unë. E analizoi “një për një” skuadrën dhe më konfirmoi se i pëlqen stili i lojës së trajnerit Luke Walton. Nuk folëm për kontratën, pasi LeBron më kish ftuar të flisnim për ekipin. Më pas i thashë edhe për blerjet e tjera që do të bënim dhe pranoi të vinte”, tha Magic.

Më shumë nga NBA