Formula 1

Rrëfimi: Kam refuzuar një ofertë marramendëse nga Ferrari

Kam marrë ndër vite disa herë oferta nga Ferrari për të punuar për ta, por i kam refuzuar. Edhe në momentin kur Red Bull ishte në vështirësi, më është dukur e padrejtë ta lija këtë makinë, ndaj kam vijuar punën aty “, tha Adrian Newey, një nga projektuesit më të mirë të botës së Formula 1 ndër vite. “Hera e fundit që Ferrari më ka kërkuar ka qenë në vitin 2014, por sërish refuzova edhe pse isha në një pozicion të vështirë, pasi Red Bull ishte pas “kokëkuqes” dhe Mercedes”, tha Newey.

Adrian Newey duke “spiunuar” makinen Ferrari

Më tej, projektuesi i makinës Red Bull, tha: “Nuk doja të largohesha nga Red Bull, pasi aty isha si në shtëpinë time, isha vazhdimisht i përfshirë në projektin e zhvillimit të makinës. Por, në të njëjtën kohë, nuk doja të isha në atë pozicion kaq delikat ku po punonim, ndaj vendimi për të qëndruar aty ka qenë shumë i vështirë për mua. Ferrari më pat bërë një ofertë të jashtëzakonshme, por në fund vendosa të qëndroj të Red Bull dhe mendoj se kam bërë mirë që kam marrë këtë drejtim”.

Adrian Newey projektuesi i makines Red Bull


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1