Kampionatet në Europë

Rrumbullakos 100 gola, Luis Suarez më i mirë se Messi

Luis Suarez rrumbullakosi 100 gola me fanellën e Barcelonës. Këtë limit të momentit, sulmuesi uruguajan e arriti mbrëmë, në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbao

 

Luis Suarez rrumbullakosi 100 gola me fanellën e Barcelonës. Këtë limit të momentit, sulmuesi uruguajan e arriti mbrëmë, në ndeshjen e Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbao. Ai ka tashmë 100 gola në 120 ndeshje me skuadrën katalanase, me një mesatare finalizimi prej 0.83 gola për ndeshje. Luis Suarez shënoi 25 gola në sezonin 2014-2015, në të cilën luajti vetëm 43 ndeshje për shkak të sanksioneve të FIFA-s kundër tij. Sezoni 2015-2016 ishte i pari i plotë me katalanasit. Suarez shënoi një “dajak” prej 59 golash në 53 ndeshje, një konkludueshmëri mesatare e lartë, për të cilën uruguajani kishte 40 gola në konkurrencën e brendshme, tetë në Ligën e Kampionëve, 5 në Kupën e Mbretit, një në Superkupën Europiane dhe 5 në Botërorin për Klube.

Këtë sezon, i treti në “Camp Nou”, sulmuesi i Barcelonës ka luajtur një total prej 23 ndeshjeshdhe me atë kundër Athletic Bilbao, regjistroi 16 gola. Një gjë vlen të theksohet: vetëm Kubala dhe Mariano Martin kanë arritur të shënojnë 100 gola më shpejt se Luis Suarez, i cili flet shumë mirë se blaugranat kanë marrë një “vrasës” në gjirin e tyre, i cili e ka arritur shifrën e 100 golave në 120 ndeshje me Barcelonën. Mariano Martin iu deshën 99 ndeshje, ndërsa Kubala 103 ndeshje për kaq gola. Për të pasur një ide më të qartë në këtë drejtim ju kujtojmë se Leo Messit iu deshën 188 ndeshje për të rrumbullakosur 100 gola me Barcelonën.

Më shumë nga Kampionatet në Europë