RUSI 2018

Rubiales iu referua Barack Obama për shkarkimin e trajnerit Lopetegui

Luis Rubiales, president i Federatës Spanjolle të Futbollit tregoi në programin “Partidazo COPE” një anecdote, që ka qenë në lidhje me shkarkimin e Julen Lopetegui si trajner i “La Roja”, dy ditë para fillimit të Botërorit të Rusisë . “Unë kam qenë i ftuar në pritjen e ish-presidentit Obama.

Atje, ai foli për vendimet e marra nga SHBA, me ngjyra patriotike, që në pjesë të tjera të botës janë të vështirë për t’u kuptuar: “Fola me Obamën shkurtimisht dhe më tha se nuk është e lehtë të vendosësh në momente kritike, por, nganjëherë, ne duhet të veprojmë. Këtë strategji ndoqa në vendimmarrjen për Julen”.

Rubiales, gjithashtu, donte të shpjegonte fjalët e Rafa Benitez, trajner i Newcastle, se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Federatën Spanjolle të Futbollit para Kupës së Botës. “Ishte një mundësi, por jam ende këtu dhe jam i lumtur për këtë”, tha Benitez. Rubiales shpjegoi çfarë ndodhi: Pas dy, apo tri ditëve nga shkarkimi i Lopetegui, vjen një letër nga Newcastle, që pyeste: A jeni të interesuar për trajnerin tonë? Kjo ndodhi kur kishim vendosur për Fernando Hierro, se nuk do të bënim ndryshime para mbarimit të Botërorit. Ne iu përgjigjëm letrës duke thënë: Faleminderit, por jo!”

Më shumë nga RUSI 2018