Connect with us

Bundesliga

Rumenigge: Barcelona pas nesh, ç’t’i bëjmë Real Madridit!

Bayern Munich shpreson të rrëzojë Real Madridin. Në numrin e vet të kësaj jave, revista “Sport Bild” e quan mrekulli

Bayern Munich shpreson të rrëzojë Real Madridin. Në numrin e vet të kësaj jave, revista “Sport Bild” e quan mrekulli, nëse bavarezët e “Allianz Arena” bëhen klubi më i mirë në botë. Përgjigjia merret nga brenda të njëjtit entitet bavarez, në një intervistë me drejtorin e tij, Karl-Heinz Rummenigge. “Në renditjen e UEFA-s, Bayern Munich ndodhet në vendin e dytë, pas Real Madridit, por ende përpara Barcelonës. Ky është vendi i Bayern Munich në botën e futbollit. Ne kemi vendosur standart në elitën e futbollit kontinental, – tha Rummenigge, duke sqaruar dallimin që ende i ndan ata nga njëri prej rivalëve të tyre europianë.

– Unë mendoj se, si markë, Real Madridi është ende mbi ne”. Historia e kohëve të fundit të ekipit bavarez është, sipas Rummenigge, mjaft tërheqëse për të rekrutuar lojtarë cilësorë: “Ne kemi luajtur tri nga shtatë finalet e fundit të Champions-it, kemi arritur në gjysmëfinale në pesë sezonet e fundit. Përveç kësaj, jemi të shëndetshëm financiarisht.” Njeriu që u shpall dy herë kampion Europe me Bayern Munich, Rummenigge, vlerësoi gjithashtu zëvendësuesin e mundshëm të Xabi Alonso: “Dëshira jonë ishte që Renato Sanches të ndjekë hapat e tij, kështu që e blemë verën e kaluar. Ai ka cilësi, por duhet durim me të.”

 

Më shumë nga Bundesliga