Connect with us

Merkato

Rummenigge konfirmon negociatat me Milan për mesfushorin, Fassone premton sulmuesin

“Konfirmoj interesimin e Milan për Renato Sanches, por akoma nuk kemi gjetur një marrëveshje”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga administratori i deleguar i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge. Kuqezinjtë po mendojnë ta marrin mesfushorin portugez me formulën e huazimit.

Administratori i deleguar i Milan-it, Marco Fassone, ka folur për “Premium Sport” dhe “Milan Tv” në lidhje me mundësinë për blerjen e një sulmuesi të madh. “Fatmirësisht jemi në Kinë dhe do të analizojmë situatën me klubin për të kuptuar se sa buxhet kemi, sepse nuk është pa limit. Duhet të flasim me trajnerin, edhe pse dy miqësoret e ardhshme do t’i japin më shumë informacion atij dhe Mirabelli-t”.

Në lidhje me sulmuesin e ri: “Kur do të kthehemi në Itali, do të ndërmarrim rrugën e duhur. Po i mbajmë hapur të gjitha rrugët dhe do të bëjmë sigurisht diçka të bukur. Janë përmendur shumë emra sulmuesish të mëdhenj. Do të ishte bukur të merrnim njërin mes Belotti-t, Morata-s dhe Aubameyang. Të shohim se kë do të zgjedhim, edhe pse ka emra të tjerë që nuk janë përmendur akoma nga shtypi”, ka thënë Fassone.

Më shumë nga Merkato