Connect with us

Bundesliga

Rummenigge, paralajmërim serioz për Guardiolën

Karl-Heinz Rummenigge, drejtuesi i lartë i Bayern Munich, ka nisur një paralajmërim të fortë për mikun e tij dhe ish-trajnerit të ekipit të tij

 

Karl-Heinz Rummenigge, drejtuesi i lartë i Bayern Munich, ka nisur një paralajmërim të fortë për mikun e tij dhe ish-trajnerit të ekipit të tij, Josep Guardiola, pasi ka mësuar përmes shtypit anglez se bashkë me Manchester City (klubin që drejton aktualisht) po mendojnë të nënshkruajnë me Joshua Kimmich për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë të transmetuar nga “Sky Sports News”, Rummenigge mohon absolutisht faktin se lojtari i ri është i lodhur nga situata e tij në “Allianz Arena”, ngaqë me Carlo Ancelottin nuk po gjen hapësira në dispozicion sa me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola. Ky i fundit e bëri atë që të luajë në pozicione të ndryshme me Bayern Munich.

“Ne kemi plane të mëdha për këtë futbollist në të ardhmen. Është e qartë se për ne, Kimmich është më shumë se Philipp Lahm,” – tha Rummenigge, i cili nuk dëshiron të dëgjojë më për largimin e tij të mundshëm drejt Manchester City. Drejtuesi i ekipit bavarez ka shtuar se, “duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Kimmich do të luajë një rol të rëndësishëm te Bayern Munich”, një deklaratë që nuk do ta kënaqë futbollistin e ri të talentuar, i cili ka thënë se qëllimi i tij ishte për të luajtur më shumë këtë sezon. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, Kimmich ka luajtur si qendror dhe i djathtë. Tekniku spanjoll vendosi gjithë besimin e tij te ky mbrojtës, sezonin e kaluar.

Më shumë nga Bundesliga