Connect with us

Champions League

Rummenigge si Zidane, nuk do përballje me Juventusin

Të hënën e ardhshme do të hidhet në Nyon shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Pas Zidane, trajnerit të Real Madridit, është Karl-Heinz Rummenigge, drejtues i lartë i Bayern Munich, që kërkon të evitojë si kundërshtar Juventusin.

Të hënën e ardhshme do të hidhet në Nyon shorti i 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Pas Zidane, trajnerit të Real Madridit, është Karl-Heinz Rummenigge, drejtues i lartë i Bayern Munich, që kërkon të evitojë si kundërshtar Juventusin. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rummenigge e thotë që në fillim: do të doja të shmangia Juventusin e Allegrit në shortin e së hënës. “Kupa me veshë të mëdhenj” e këtij edicioni duket më e balancuar se në të kaluarën:

cham

“Ka shqetësime të veçanta në lidhje me shortin. Ne mundëm të fitojmë grupin, por kemi humbur ndeshjen kundër Rostov, larg nga shtëpia. Me këtë doja të thoja se nuk ka shumë dallime mes skuadrave të renditura të parat apo të dytat në fazën e grupeve. Në vend të dallimeve të njohura në disa sezone më parë, tashmë ka më shumë ekuilibër.” Lideri bavarez kujton se si vitin e kaluar, bardhezinjtë mund ta kishin eliminuar Bayern Munich: “Ndaj Juventusit kemi luajtur shpesh, duke marrë rezultate pozitive dhe negative. Të mos harrojmë vitin e kaluar, kur kemi shënuar në minutën e 91-të, përndryshe do të ishim eliminuar. Ne e dimë fuqinë e Juventusit.”

 

[interaction id=”5846fbfdbd642e4a6985074b”]

Më shumë nga Champions League