Basketboll

Rusët dominojnë Euroleague, rikthehet Fenerbahce, Panathinaikos fiton derbin

Pas CSKA Moskë një tjetër skuadër moskovite ngjitet në krye të Euroleague. Ajo është Khimki Moskë, që falë fitores në sekondat e fundit ndaj Baskonia Gasteiz, me shifrat 91-90 kryeson renditjen e eventit më të rëndësishëm kontinental të basketbollit për meshkuj. Ndeshja e luajtur në Moskë ka qenë spektakolare, vendosur në fund, ku u dalluam Gill e Shved me nga 20 pikë secili për Khimki. Panathinaikos ka fituar derbin grek, duke mundi 70-62 Olympiacos, një ndeshje me shumë gabime nga të dyja skuadrat. Gist me 15 pikë e Lekavicius me 14 bënë diferencën në parket për Panathinaikos, që korri fitoren e tretë sezonale.

Nga ndeshja Unicaja Malaga – Crvena Azvezda, 79-65

Nis të ngjitë shkallët bë renditje dhe të hyjë mes skuadrave protagonist ekipi turk i Fenerbahce, kampion në fuqi në Euroleague. Turqit fituan me lehtësi 80-57 ndaj Brose Bamberg në fushën e këtij të fundit, duke korrur suksesin e 4-t në këtë edicion. Një lojë e mirë kolektive e Fenerbahce, me 5 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, duke u ngjitur në vendin e tretë. Fiton edhe skuadra spanjolle e Unicaja Malaga, që mundi 79-65 serbët e Crvena Zvezda, sfidë ku u dallua Nedovic, autor i 17 pikëve për vendasit. Pritej diçka më shumë nga skuadra serbe, pasi takimet e “final four” do të luhen pikërisht në Beograd, por vetëm 2 fitore në gjashtë javë kampionat janë shumë pak për të luajtur në to.

Nga ndeshja Khimki Moskë – Baskonia Gasteiz, 91-90

EUROLEAGUE – RAUNDI I 6-TË

9 nëntor, CSKA Moskë – Valencia, 94-67

9 nëntor, Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 90-83

9 nëntor, Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 62-94

9 nëntor, Barcelona – Anadolu Efes, 85-89

10 nëntor, Khimki Moskë – Baskonia Gasteiz, 91-90

10 nëntor, Brose Bamberg – Fenerbahce, 57-80

10 nëntor, Olympiacos – Panathinaikos, 62-70

10 nëntor, Unicaja Malaga – Crvena Azvezda, 79-65

Renditja e Euroleague pas javes se 6-te

Më shumë nga Basketboll