Futboll

“Rusi 2018″, Argjentina kualifikohet nëse…

Një Botëror pa Leo Messi-n. E paimagjinueshme. Një Botëror pa Aguero-n, Dybala-n, Icardi-n. Por ja që situtata e Argjentinës ka mbërritur në këtë pikë pas ndeshjes së fundit kualifikuese për “Rusi 2018”. Ndaj Perusë djemtë e Sampaoli-t nuk arritën më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi duke marrë vetëm një pikë. Tre të tilla ndërkohë për Kilin që fitoi 2-1 me Ekuadorin dhe ngjitet në vendin e tretë të renditjes së zonës së Amerikës Latine, CONMEBOL Ndërsa Kolumbia është rrëzuar befasisht në transfertën e Paraguajit, 2-1.

Si është situata aktuale e grupit amerikanojugor? Mes skuadrave të kualifikuara prej kohësh dhe atyre të eliminuara, ja se cilat rrezikojnë të mos mbërrijnë në Rusi dhe cilat do të fluturojnë drejt Europës në qershorin e ardhshëm.

KLASIFIKIMI I GRUPIT TË AMERIKËS LATINE

1) Brazil, 38 pikë

2) Uruguaj, 28 pikë

3) Kili (në avantash për gola të shënuar) dhe Kolumbia, 26 pikë

4) Peruja (në avantash për gola të shënuar) dhe Argjentina, 25 pikë

7) Paraguaj, 24 pikë

8) Ekuador, 20 pikë

9) Bolivi, 14 pikë

10) Venezuelë, 9 pikë

Janë katër skuadrat nga zona e Amerikës së Jugut që kualifikohen direkt për Botërorin rus. Ndërkohë vendi i pestë do të përballet me Zelandën e Re në playoff (vajtje-ardhje) për t’iu bashkuar më pas grupit të kombëtareve amerikanojugore. Brazili e ka siguruar matematikisht kuliafikimin, ndërsa Uruguaji është praktikisht 99% afër, dhe ka një diferencë golash më të mirë se të gjitha rivalet e tjera. Kili dhe Kolumbia varen nga vetvetja, por djemtë e Pizzi-t kanë përpara sfidën delikate kundër Brazilit. Diskutim edhe më i komplikuar, që do ta analizojmë më poshtë për Argjentinën. Të eliminuara tashmë Ekuadori, Bolivia dhe Venezuela.

KALENDARI

Brazil-Kili: të mërkurën 11 tetor, ora 1.30

Ekuador-Argjentinë: të mërkurën 11 tetor, ora 1.30

Peru-Kolumbi: të mërkurën 11 tetor, ora 1.30

Uruguaj-Bolivi: të mërkurën 11 tetor, ora 1.30

Paraguaj-Venezuelë: të mërkurën 11 tetor, ora 2.30

 

Argjentina kualifikohet nëse…

Me barazimin e arritur ndaj Perusë, Argjentina ka komplikuar edhe më shumë rrugën e saj drejt Botërorit. Pavarësisht hapit fals, falë fitores së Paraguajit ndaj Kolumbisë, përfaqësuesja e Sampaoli-t ka në duar fatin e saj. Ja se si Albiçeleste mund të fluturojë drejt Rusisë:

NËSE FITON ME EKUADORIN: Me tre pikët ndaj Ekuadorit, Argjentina siguron matematikisht vendin e pestë dhe për rrjedhojë edhe përballjen me Zelandën e Re në playoff. Por, nëse Peruja dhe Kolumbia barazojnë dhe Kili nuk mund Brazilin, Albiçeleste madje mund të arrijë vendin e katërt duke u kualifikuar direkt në “Rusi 2018”.

NËSE BARAZON ME EKUADORIN – Në këtë rast fati i Argjentinës do të jetë totalisht në duart e ndeshjeve të tjera. Kili duhet të humbë ndaj Brazilit me më shumë se dy gola, në këtë rast skuadra e Messi-t do ta kalonte në klasifikim. Vendimtare do të jenë edhe Peru-Kolumbi dhe Paraguaj-Venezuelë. Argjentina kualifikohet (në playoff) nëse Peruja humb kundër Kolumbisë dhe njëkohësisht Paraguaji humb ose barazon me Venezuelën. Në rast barazimi si për Albiçeleste-n ashtu edhe për Perunë, do të jetë kombëtarja e Gareca-s ajo që do të kualifikohet falë numrit më të madh të golave të shënuar, pra praktikisht e pamundur për ta përmbysur.

NËSE HUMB KUNDËR EKUADORIT – E fundit, edhe pse absurde, Argjentina mund edhe të humbasë. Arrin e pesta nëse humb edhe Peruja kundër Kolumbisë (por me diferencë më të mirë goalsh), dhe nëse Venezuela arrin në ndonjë mënyrë të bllokojë Paraguajin.

PIKË TË BARABARTA, ÇFARË NDODH?

Kur skuadrat kanë pikë të barabarta, kriteret për kualifikimin:

1) Diferenc e golave në total
2) Golat e shënuar
3) Pikët në ndeshjet direkt
4) Diferenca e golave në total në ndeshjet direkt
5) Golat e shënuar në ndeshjet direkt

Më shumë nga Futboll