• Rusi 2018, dhe “skllevërit” nga Koreja e Veriut që po ndërtojnë stadiumet

    Publikuar: 29 Mar 5:56

    Një nga stadiumet e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme është duke u ndërtuar duke përdorur “skllevër” nga Koreja e Veriut të cilët fitojnë vetëm 10 euro në ditë. Të paktën 110 koreano-veriorë kanë punuar në “Zenit Arena” me kapacitet 68,000 vende të Shën Petersburgut, me shumicën e punëtorëve që flenë në kontejnerë të ftohtë anijesh vetëm disa metra larg fushës.

    The 68,000-capacity Zenit Arena in St Petersburg, which will host World Cup matches next year

    Një migrues është gjetur i vdekur nga një atak zemre. Një sërë organizatash humanitare kanë përshkruar punëtorët si skllevër dhe të mbajtur peng. Ata nuk kanë asnjë të drejtë, nuk kanë asnjë ditë pushim dhe shumë nuk kanë asnjë zgjedhje përveçse të nënshkruajnë kontrata dhjetëvjeçare.

    North Korean workers outside Zenit Arena

    Katër punëtorë stadiumi kanë vdekur nga gushti deri në dhjetor pasi i zuri korenti në një vend të betonuar, me një menaxher projekti që e quajti pamja më kaotike që kishte parë ndonjëherë. Thuhet se Fifa është vënë në dijeni të vdekjeve të koreanëve të veriut, por me sa duket nuk ka vepruar. Punëtorë të shtetit të mbyllur shkojnë në nën urdhrat e regjimit të Kim Jing-un dhe përballen me pasoja të rënda nuk pranojnë të shkojnë.

    Workers face tough conditions preparing site for next year's tournament

    Deri në 90% e parave që i përket punëtorëve i kalon shtetit korean, me UN që llogarit se qeveria bën rreth 2 miliard euro fitime nga punëtorët e jashtëm.Stadiumi ka 11 vite që ndërtohet dhe kap një kosto rreth 1.5 miliard euro – por akoma nuk ka përfunduar. Thuhet se fatura mund të jetë dyfishuar deri në fund.

    The Luzhniki Stadium in Moscow will host World Cup Final

    Thuhet se prapa kostos është një korrupsion masiv, me shumë punëtorë që nuk janë paguar dhe firma ndërtimi që punojnë falas prej frikës së reprezaljes nga politikanët vendas. Por komiteti organizativ rus thotë se punëtorët trajtohen sipas rregullores. Ata pretendojnë se janë përdorur shumë pak punëtorë nga Koreja e Veriut, duke shtuar se edhe tyreve u respektohen të drejtat.


    Lexo postimet e tjera